I zbulohet mashtrimi gazetarit japonez qё raportoi për reshjet e borës /Foto/

Një reporter lajmesh në Japoni u kap duke ekzagjeruar në një raport mbi reshjet e borës, por doli zbuluar kur një banor vendas postoi fotot e vërteta në rrjetet sociale, transmeton Kabllogrami

Reporteri i NKH raportoi se thellësia e dëborës arrinte belin e tij në qytetin e Sukayu, por kishte gjetur pikën ku dëbora ishte mbledhur më shumë dhe ishte ulur qё thellёsia e borёs tё dukej mё e madhe.

“Siç mund ta shihni, kaq shumë borë është grumbulluar, saqë është aq e lartë sa beli im”, tha gazetari.

Por pak më vonë, një banor vendas, dëshmitar i ngjarjes e kishte demaskuar kur kishte  krahasuar pamjet e lajmeve me fotot e skenave që tregonin qytetin të mbuluar me të një sasi të vogël dëbore.

Fotot e vendasit tregonin se gazetari ishte ulur qëllimisht në një grumbull bore të dendur, në një anë të rrugës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë