Sot mё 5 dhjetor, nё Presidencёn e Republikёs sё Shqipёrisё nё Tiranё, nёn patronazhin e Presidentit tё Republikёs Ilir Meta, ёshtё bёrё pёrurimi i librit “Marjana – Historia shqiptare e nje austriakeje”, me autore Lindita Sina, i edituar nga Shtёpia Botuese “Kompas”, njofton Kabllogrami
Kjo vepёr i kushtohet humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit shqiptar, znj. Marianne Graf, e cila me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, ka lënë gjurmë të mëdha duke përcjellë kudo shpresë, dashuri, paqe, mirëkupim dhe buzëqeshje.
Zonja Marianne Graf, sё bashku me krahun e djathtё tё saj pёr Shqipёri, Kosovё dhe Mal tё Zi, zotёriun Skender Thaçi, si dhe me bashkёpunёtorё tjerё, me pёrkushtimin mё tё madh kanё kontribuar nё Shqipёri me dekada, qё pas rёnies sё komunizmit nё shumё projekte infrastrukturore, humanitare dhe jo vetёm, duke ndihmuar nё rritjen e mirёqenies socio-ekonomike dhe edukativo-kulturore tё popullit shqiptar nё Shqipёri, Kosovё e gjetiu.
Në këtë ceremoni, ku merrin pjesë Konsullja e Austrisë në Shqipёri, Renate Seib dhe përfaqësues tjerё të trupit diplomatik, Presidenti i Republikës, Ilir Meta në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se znj. Graf me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, ka lënë gjurmë të mëdha.
“Jam i nderuar që sot së bashku me ju të marrim pjesë në promovimin e librit “Marjana”, një libër që i kushtohet humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit tonë, znj. Marianne Graf. Ajo me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilën e ka filluar 26 vite më parë, atëherë kur populli shqiptar sapo kishte dalë nga diktatura më e egër e kontinentit dhe kishte nevojë për miq të vërtetë dhe të sinqertë, ka lënë gjurmë të mëdha. Si çdoherë, në momente të rëndësishme dhe të vështira për kombin tonë, miqtë e mirë dhe ndihma e sinqertë nga Austria dhe populli austriak nuk na ka munguar”, u shpreh Kreu i Shtetit.
Për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve, Marianne së bashku me bashkëshortin e saj z.Willi Graf, dhe z. Skender Thaçi, themeluan shoqatën, ‘Partneriteti Shqipëri-Austri’.
Presidenti theksoi ndёr tё tjera, “se ndihma pa fund humanitare, objekte ndërtimi të panumërta, projekte inovative …në shumë fusha të jetës ekonomike, sociale, kulturore të shqiptarëve në zonat më të thella të vendit janë realizuar përgjatë 26 viteve, falë angazhimit të pandërprerë të Marianne e Will Graf dhe koordinatorit shoqatës së tyre në Shqipëri, zotit Skënder Thaçi”.
“Puna e Marianne-s, Willi-t e Skënderit dhe ekipit të tyre ka përcjellë shpresë, dashuri, paqe, mirëkuptim dhe buzëqeshje kudo. Ndaj ne sot po promovojmë me shumë kënaqësi librin ‘Marjana’ të autores Lindita Sina. Ky libër, do të na afrojë edhe më shumë, me shpirtin e pastër dhe bujar të zonjës Graff”, ka thёnё ndёr tё tjera, presidenti Meta.
Ndërsa në fjalën e saj, zonja Marianne Graf falënderoi Presidentin Meta për vlerësimet si edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj në veprimtarinë e saj të gjatë humanitare në Shqipëri.
“Ndihem shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht. Dua të falënderoj në veçanti autoren e librit si edhe Presidentin Meta për këtë ceremoni të veçantë, por edhe për fjalët e tij mira për kontributin tim humanitar në ndihmë të shqiptarëve. Dua të falënderoj të gjithë që ato që u bënë pjesë e këtyre udhëtimeve shpesh tepër të vështira që kemi bërë përgjatë gjithë këtyre viteve. Jam e lumtur të shoh që të gjitha përpjekjet e mia vlerësohen”, – tha ndër të tjera zonja Graf.
Derisa, presidenti Meta, para pak çastesh, pёrmes njё postimi nё faqen e tij zyrtare nё “Facebook” sёrish ka risjellё ngjarjen e sotme nё vёmendje duke shkruar:
“Me shumë kënaqësi promovuam sot librin “Marjana”, që mezi pres ta lexoj, kushtuar humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit tonë, znj. Marianne Graf, e cila me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, ka lënë gjurmë të mëdha duke përcjellë kudo shpresë, dashuri, paqe, mirëkupim dhe buzëqeshje. Historikisht, Austria dhe austriakët e kanë treguar me vepra miqësinë për popullin tonë dhe për këtë ju jemi shumë falënderues”. /©Kabllogrami/