Krenar që ishte çlirimtar i UÇK-së, tash tenor me famë botërore

Tenori kosovar, tashmë me famë botërore, Ramë Lahaj, përmes një statusi në rrejtin social Facebook, u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat. Duke u nisur nga shembulli i tij ai ka shkruar ” Bëhu luftëtar i fuqishëm i jetës tuaj dhe fito të gjitha betejat. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande”, transmeton Kabllogrami.

Në vijim mund ta lexoni të plotë e pa ndërhyrje statusin e Ramë Lahajt:

“20 vjet ndryshim.

Ushtar në luftë, ushtar në paqe.

Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019” ka qenë porosia e tenorit Lahaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë