Mos i fajësoni fëmijët nëse e kanё vёshtirё tё mёsojnё

Disa fëmijë e marrin natyrshëm procesin e arsimimit formal. Të tjerët, jo aq shumë. Sjelljet e këqija dhe mësuesit e dobët shpesh e kanë fajin, por sipas një studimi të ri, duket se motivimi skolastik është më shumë një çështje e gjenetikës.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Ohios thonë se gjenet janë së paku 40 deri 50 për qind përgjegjëse për motivimin e fëmijës për të mësuar. Nëse një nxënës i shkollës së mesme ngec prapa, kjo thjesht mund të jetë nga trashëgimia gjenetike e prindërve të nxënësit.

“Reagimi i menjëhershëm dhe i pamenduar është të thuhet se dikush nuk po i motivon si duhet nxënësit, ose që vetë fëmija është përgjegjës”, tha në një deklaratë për shtyp studiuesi kryesor Stephen Petrill, psikolog në Universitetin shtetëror të Ohios, pёrcjell Telegrafi.

“Ne kemi zbuluar se ka dallim të personalitetit të cilin njerëzit e trashëgojnë dhe i cili e ka një ndikim të madh në motivimin”, shpjegoi Petrill. “Kjo nuk do të thotë se ne nuk përpiqemi t’i inkurajojmë dhe frymëzojmë studentët, por duhet të merremi me realitetin se pse ata janë të ndryshëm.”

Ky hulumtimi është publikuar në “Peronality and Individual Differences”. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë