Mourinho shkarkohet, i caktohet zёvendёsuesi

Jose Mourinho dhe Manchester United kanё ndarё udhёt dhe mё nuk do tё jetё trajner i Manchester Unitedit, ka konfirmuar klubi anglez përmes faqes zyrtare, pёrcjell Kabllogrami.

Ky shkarkim vjen pas ecurie tejet tё dobёt dhe tё pa shpresё pёr t’u pёrmirёsur diç nё performancёn e Manchester United, qё kulmoi pas humbjes prej 3 me 1 ndaj rivalit të përbetuar Liverpoolit, në të cilën dy gola kishte shënuar Xherdan Shaqiri.

“Manchester Unitedi konfirmon se trajneri Jose Mourinho e ka lënë klubin me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon Josen për punën e tij gjatë kohës në Manchester United dhe i dëshiron suksese për të ardhmen”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Unitedi bën të ditur se një menaxher i ri kujdestar do të emërohet deri në fund të sezonit aktual, derisa klubi do të zhvillojë një proces të plotë për rekrutimin e një menaxheri të ri me kontratë të plotë.

Ndёrsa menjёherё pas lajmit pёr shkarkimin e Mourinho-s, mediat angleze raportojnë se Michael Carrick do të jetë zëvendësuesi i portugezit deri në fund të sezonit.

Carrick ishte pjesë e stafit të trajnerëve të Mourinhos gjatë këtij sezoni, pasi i dha fund karrierës së tij si lojtar me Manchester Unitedin nё vitin e kaluar. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë