Organizata Botërore e Shëndetit me 5 këshilla për dietë pas festave të fundvitit

Organizata Botërore e Shëndetit me rastin e ditëve të festave të vitit të Ri, kur përgjithësisht abuzohet me ushqimin, ka dhënë 5 këshilla: Të pёrdoret ushqim i sa mё I lehtё, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrave, sheqerit dhe të alkoolit.

Këto këshilla vlejnë për ta përballuar Vitin e Ri me një dietë të shëndetshme, që të na ndihmojë të luftojmë infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës etj.

Për të pasur një dietë të balancuar është e rëndësishme të konsumohet një miks ushqimesh bazë, si: gruri, orizi, patatet, misri, fasulet, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi), transmeton tch.

Për të zvogëluar konsumin e yndyrave, mbi të gjitha ato mikse, sugjerohet që të zëvendësohet gjalpi me vajin e sojës, të misrit dhe të lulediellit. Të konsumohet mishi i bardhë dhe peshku, dhe të përdoret gatimi me avull në vend të skuqjeve.

Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë