Robert Redford në pension pas filmit “Old Man and the gun”

Një Robert Redford me revole, mes melankolisë dhe argëtimit, do të jetë protagonisti i “Old Man and the Gun”, i cili do të jetë gjithashtu edhe filmi i tij i fundit.

Filmi i drejtuar nga regjisori David Lowery, ka ardhur në sallat e kinemasë Europiane me 20 Dhjetor, dhe ka në kastin e tij aktorët: Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover dhe Tom Waits.

Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të Forrest Tucker, të arratisjes së guximshme nga burgu i “San Quintinos” në moshën 70-vjeçare, me një plan të paparë, i cili mahniti një publik të tërë dhe i la forcat e rendit të enden kot nëpër errësirë duke e kërkuar.

Në film dallohet një Redford i rrahur nga mosha e shtyrë, por gjithnjë joshës, i cili tensionin e ngjarjeve e menaxhon me argëtim, pikërisht ashtu siç donte të ishte dalja e tij nga bota e kinemasë.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, por praktikisht kam vendosur që ky do të jetë roli im i fundit, është shprehur aktori në një intervistë për “Entertainment Weekly”, duke specifikuar që do t’i qëndrojë besnik vendimit të marrë që në 2016-ën. Tashmë Redford kërkon të gjejë qetësi në periudhën e pensionit, duke qenë se punën e aktorit e kryen që prej vitit 1957! /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë