Serbia prezanton në Pekin lahutën si të veten, reagon ashpёr Mali i Zi

Ministri e Kulturës e Malit të Zi ka vlerësuar se me rastin e hapjes së Qendrës Kulturore të Serbisë në Pekin, organizatori “ka vënë dorë konkretisht” mbi trashëgiminë kulturore të Malit të Zi “duke e prezantuar si të veten”, pёrcjell Kabllogrami

“Përmes paraqitjes së lahutarit në hapje të Qendrës Kulturore të Serbisë “Ivo Andriq” në Pekin, i cili ishte i veshur me kostume popullore malazeze, si një veçori identitare skajshmërisht eksplicite, organizatorët e kësaj shfaqjeje kanë vënë dorë në trashëgiminë konkrete kulturore të Malit të Zi, duke e prezantuar si të veten” ka saktësuar Ministria e Kulturës së Malit të Zi, transmeton Koha.net.

Në Pekin më 29 nëntor është hapur Qendra Kulturore “Ivo Andriq” e Serbisë, dhe me këtë rast u mbajt një ceremoni që u shoqërua edhe me një program kulturo-artistik. Njëra nga pikët ka qenë edhe ajo muzikore me lahutë nga një i ri i veshur me kostum popullor malazias.

Ministria e Kulturës së Malit të Zi thekson se Mali i Zi “duke u nisur nga veprime të tilla në të ardhmen këndimin me lahutë do ta prezantojë si trashëgimi të veten kulturore, që posaçërisht do të lidhet me periudhën pasi të pranohen kandidaturat pёr trashёgiminё e lahutёs nga ana e UNESCO-s për Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë, Kroacinë dhe BeH”. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë