SHBA: Arrihet marrëveshje për të shmangur mbylljen e sërishme të qeverisë

Negociatorët e Kongresit thanë se marrëveshja përfshin financime për disa barriera të reja në kufirin e SHBA-së me Meksikën. Megjithatë, shuma nuk është as afër 5.7 miliardë dollarëve që presidenti Donald Trump ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufi.

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin, në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

Demokratët e Kongresit kanë refuzuar autorizimin e kësaj shume, duke e cilësuar si humbje të parave, ndërkohë që republikanët kanë synuar të shmangin mbylljen e qeverisë. Mbyllja 35-ditëshe, që ka përfunduar muajin e kaluar, ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga. Sondazhet kanë treguar se amerikanët e kanë fajësuar Trumpin për këtë, transmeton tch.

Menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në parim, Trump mbajti një tubim në El Paso të Teksasit, ku tha se muri do t’i mbronte amerikanët nga kriminelët e dhunshëm dhe drogat e paligjshme. Në javët e fundit, Trump ka kërcënuar me shpalljen e emergjencës kombëtare nëse Kongresi nuk i autorizon paratë për murin, por sipas kushtetutës amerikane, Kongresi ka fuqinë ligjore t’i miratojë masat buxhetore. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë