Sot, 106 vjet nga fillimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër

Pas Kongresit tё Berlininit 1878, Konferenca e ambasadorëve në Londër qё nisi punimet sot e 106 vjet mё parё, mbetet historikisht njё nga ngjarjet mё tragjike pёr popullin shqiptar. Nё kёto dy konferenca si asnjёherё tjetёr, trojet autoktone shqiptare u copёtuan si mos mё keq, popullsia shqiptare iu nёnshtrua gjenocidit tё fqinjёve sllavё pёr tё gllabёruar toka tё shqiptarёve autoktonё, dhe krejt kjo bёhej me aminin e Evropёs – kurvёs plakё, shkruan sot Kabllogrami nё kujtim tё kёsaj konference tragjike pёr popullin shqiptar. Pasojat e vendimeve tmerrёsisht tё kёqija tё kёsaj konference, Evropa i ka vuajtuar pёr njё shekull, andaj kujdes Evropё tash e tutje.

Konferenca e ambasadorëve në Londër, e mbajtur në 1912-1913 e njohur ndryshe edhe si Konferenca e Paqes në Londër, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, ku trojet shqiptare u copëtuan, duke kënaqur egon e Serbisë dhe Greqisë.

Këto fuqi u mblodhën më 13 dhjetor 1912, si rezultat i sukseseve të ushtrive të Ligës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës Ballkanike, përfshirë Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.

Konferenca filloi punimet në dhjetor 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey, shkruan sot koha.net.

Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti.

Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendime nё dёm tё Shqipërisë së pavarur, dhe rreth 70% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. 70 për qind e territorit me popullsi shqiptare autoktone u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuara nga shqiptarët, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.koha.net /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë