Kosova pёson nga Rumania

Kosova ka pësuar humbje si mysafire nga Rumania vendase, në kuadër të Grupit B parakualifikues për EuroBasketin 2021, nё ndeshjen qё u zhvillua mbrёmё nё qytetin Oradea tё Rumanisё, transmetom Kabllogrami

Rezultati final nё këtë përballje ishte 88:83 pёr nikoqirёt.

Formë të lartë në këtë sfidë pati Lis Shoshi që shënoi 29 pikë, e pati 18 kërcime. Kurse u ndihmua nga Gëzim Morina dhe Dardan Berisha që shënuan nga 22, respektivisht 24 pikë.

Morina pati pesë kërcime e nje asistim, kurse Berisha 4 kërcime e po aq asistime.

Rezultati sipas periudhave ishte ky: Në periudhën e parë Kosova fitoi 14:17, ndërsa në të dytën rezultati ishte 21:18 në të mirë të rumunëve. Pra, pjesa e parë si tёrёsi përfundoi me rezultat të barabartë 35:35.

Qereku i tretё ishte vendimtar sa i pёrket rezultatit, pasi pёrfundoi 24:18 nё tё mirё tё Rumunёve, derisa qereku i fundit pёrfundoi 29:30 nё tё mirё tё Kosovёs, qё nuk ishte i mjaftueshёm pёr ta rikuperuar hendekun e qerekut tё tretё dhe pёr ta fituar lojёn nё tёrёsi.

Ndeshja i takon Grupit B parakualifikues, të cilit i prinё Maqedonia me katër pikë pas fitoreve ndaj Kosovës e Rumanisë, derisa Rumania ёshtё nё vendin e dytё pas fitores ndaj Kosovёs, dhe Kosova gjendet nё vendin e tretё, pra nё fund tё tabelёs. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë