Muriqi, heroi i Cityt, mbron penaltitë dhe siguron ½ e finales në kupën EHF /video/

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arjanet Muriqi ia ka siguruar Manchester Cityt gjysmëfinalen e kupës EFL pasi ka pritur dy penalti të Leicester Cityt bën të ditur Kabllogrami.

Koha e rregullt përfundoi 1 me 1 me golat e Kevin De Bruyne e Mark Albrighton ndërsa portieri gjigant i Kosovës u përkujdes që City të kalonte në raundin e ri të kupës pas penaltive të ekzekutuara.

Pasi Fuchs dështoi të çonte topin në rrjet nga penaltia, Muriqi ndali penaltitë e Maddisonit dhe Soyuncus para se Zinchenko të realizonte golin e fundit për Cityn. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë