Shaqiri mahnit tifozët, e kёta i bёjnё këngë: ‘Krejt çka na duhet neve është Shaqiri, Shaqiri’

Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët e Liverpoolit.  Ai iu bashkua skuadrës nga Anfield verën e këtij viti nga Stoke City për vetëm rreth 15 milionë euro, bёn tё ditur Kabllogrami

E duket se transferimi i tij nga Jurgen Klopp ka qenë shumë i qëlluar, pasi qё ёshtё duke shkёlqyer me fanellën e kuqe. Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj rivalit Manchester United, Shaqiri u inkuadrua nё minutёn e 70’ nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola brenda 10 minutave nё lojё, dhe për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij me rezultat 3-1.

E në fundin e ndeshjes tifozët e The Reds kanë filluar të këndojnë këngë për Shaqirin duke thumbuar edhe rivalët e urryer të Manchesterit.

“Pogba dhe Lukaku janë blerë për 170 milionë funte, por krejt çka na duhet neve është Shaqiri për 13 milionë”, ishte vargu nga kënga e tifozëve të Liverpoolit. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë