Rita Ora dhe Lilly Singh me video komike për festat e fundivitit /Video/

Lilly Singh është një komediane që krijon video qesharake dhe i publikon në Youtube. Ajo zgjodhi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora për të bërë albumin e Vitit të Ri, bën të ditur Kabllogrami.

Videon komike e ka shoqëruar me shkrimin “Çdo artist publikon një album Krishtlindjesh dhe kështu do të ngjanin nëse do ishin të sinqertë! Po ju prezantoj “Pushimet e Sinqerta”, albumin më të ri seksi nga Rita Ora dhe Lilly Singh.”

Në video përfshihen disa prej këngëve më të famshme festive, por të përpunuara sipas Lilly në bashkëpunim me Ritën. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë