‘Top Gear’ pёrzgjedh veturat më të forta e mё tё shpejta për 2018

Emisioni i famshёm ‘Top Gear’ i BBC-sё zgjodhi makinat më të shpejta dhe më të forta për vitin që po lëmë pas. Numri 1 i listës është Rimac C-Two, i cili ka katër elektromotorë që zhvillojnë 1,887 kuaj fuqi, pёrcjell Kabllogrami.

C-Two përshpejton nga 0 deri 100 km në orë për 1.97 sekonda, ndërsa 160 km / h arrin për 4,3 sekonda. Rimac pretendon se makina e tij e dytë arrin nga 0-300 km / h për 11.8 sekonda.

Në vendin e dytë është Bugatti Diva me 1479 kuaj fuqi, pasuar nga Zenvo TSR-S me 1.177 kuaj fuqi dhe McLaren Speedtail me 1,036 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Ferrari Monza zë vendin e pestë me 789 kuaj fuqi, pasojnë Lamborghini Aventador SVJ me 759 kuaj fuqi, Chervolet Corvette ZR1 me 755 kuaj fuqi, Aston Martin DBS Superleggera me 725 kuaj fuqi, Nissan GT-R 50 Italdesign me 712 dhe Porsche 919.

Në listë janë edhe Ferrari 488 Runway, BMW M5 Competition, Dodge Challenger Hellcar Redeye, Mercedes-AMG GT 4DR dhe McLaren 600LT. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë